Ndërlidhjet

Kujtohet Regani në 100 vjetorin e lindjes



Republikanët në Shtetet e Bashkuara kanë nderuar kujtimin e presidentit Ronald Regan me rastin e 100 vjetorit të lindjes.

Regani u cilësua si fytyra politike e një epoke, derisa drejtoi Shtetet e Bashkuara nga viti 1981-'89.

Ceremonitë u zhvilluan në bibliotekën presidenciale të Reganit në Kaliforni, ku e pranishme ishte dhe bashkëshortja Nensi. Ish sekretari i Shtetit, Xhejms Bejkër mbajti fjalimin kryesor në përkujtimin e presidentit Regan.

Ronald Regan u nda nga jeta në 5 qershor 2004, në moshën 93 vjeçare.
XS
SM
MD
LG