Ndërlidhjet

31 verikoreanë braktisin veriun për jugun



Mediat raportojnë se 31 verikoreanë kanë kaluar kufirin mes dy koreve në Detin e Verdhë dhe kanë arritur në ishullin jugkorean të Jeonpejongut.

Besohet se të gjithë personat në varkë janë strehimkërkues nga veriu komunist. Në mesin e tyre janë 11 burra dhe 20 gra

Më shumë se 20 mijë verikoreanë kanë arritur në Korenë e Jugut që nga fundi i luftës mes dy koreve që zgjati nga viti 1950-'53.
XS
SM
MD
LG