Ndërlidhjet

Obama: Egjipti nuk do jetë më siç ka qenë



"Egjipti nuk do të jetë më ashtu siç ka qenë" deklaroi presidenti Obama për mediat amerikane.

Obama ka përsëritur se koha për ndryshime në Egjipt është tani. Presidenti Mubarak e di se çfarë duhet të bëjë në kushtet e protestave të përditshme, derisa është e qartë se egjiptianët duan zgjedhje të lira e të ndershme, theksoi Obama.

Ai shtoi se "Vëllazëria Myslimane" është vetëm një nga fraksionet e opozitës në Egjipt, i cili nuk ka mbështetjen e shumicës. Obama e pranoi faktin se ky grupim është i organizuar mirë dhe ka disa elementë në ideologjinë e tyre që janë anti-amerikanë.
XS
SM
MD
LG