Ndërlidhjet

logo-print

Protestuesit shpërfillin premtimet e qeverisë



Protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë në sheshin Tahrir, megjithë hapat e marrë nga qeveria për t'i dhënë fund protestave masive dy javore. Protestuesit, një pjesë e të cilëve e kaluan natën në shesh, kërkojnë largimin e menjëhershëm të presidentit Mubarak.

Qeveria ka premtuar koncensione, përfshi dhe reformat kushtetuese, por ka theksuar se Mubaraku duhet të mbetet në detyrë për të mbikqyrur ndryshimet.

Mohamed el Baradai, fituesi i çmimit Nobel për Paqe, i cili nuk ishte pjesë e negociatave mes qeverisë dhe grupeve opozitare, tha se bisedimet nuk ishin transparente.
XS
SM
MD
LG