Ndërlidhjet

Separatistët baskë me parti të re



Krahu i ndaluar politik i grupit separatist bask ETA tha se ka formuar parti të re, e cila e dënon përdorimin e dhunës.

Lideri i krahut Batasuna, Rufi Eteberia tha se partia e re, emri i së cilës do bëhet publik nesër, synon t'i kontestojë zgjedhjet.

Batasuna është e ndaluar prej vitit 2003 për shkak të lidhjeve me grupin ETA, i cili fajësohet për vdekjen e qindra njerëzve gjatë fushatës mbi 40 vjeçare për pavarësimin e Baskisë.
XS
SM
MD
LG