Ndërlidhjet

PDK: Nuk kemi bërë oferta zyrtare për qeveri


Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se duke respektuar procedurat dhe ligjet, dhe pas çertifikimit të rezultateve zgjedhore, do të procedojë menjëherë me aktivitetet konkrete për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Deri më tani, PDK-ja nuk i ka bërë ofertë zyrtare asnjë partie dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim formal me cilëndo prej tyre për të diskutuar krijimin e koalicionit të ri, thuhet në njoftim.

Në komunikatë, PDK-ja përgënjeshtron të gjitha informatat në opinion për përbërjen e Qeverisë së re, dhe pohon se rreth këtyre çështjeve ende nuk është diskutuar as në organet drejtuese të partisë.
XS
SM
MD
LG