Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Afganistan


Shefi i policisë në provincën Kandahar tha se një i ri e ka hedhur veten në erë afër një grupi ushtarësh amerikanë dhe afganë brenda zyrave të doganës afër qytetit Kandahar.

Mohamed Muxhahid tha se trupat amerikane dhe ato afgane janë në mesin e viktimave, por nuk është e qartë sa njerëz mund të jenë vrarë apo plagosur.

Zëdhënësi i forcave të NATO-s në Afganistan e konfirmoi sulmin dhe tha se në afërsi kishte ushtarë amerikanë, por nuk mundi të konfirmojë numrin e viktimave.

Kandahari konsiderohet si bazë e fuqishme e talibanëve.
XS
SM
MD
LG