Ndërlidhjet

(S’)Zbatohet Ligji i punës


Punëtorë kosovarë...

Punëtorë kosovarë...

Ligji i Punës, i cili është miratuar në ditën kur edhe është shpërndarë Kuvendi i Kosovës, ka filluar të zbatohet, thonë zyrtarë të Qeverisë në dorëheqje, përderisa ish-deputetë në Kuvend, shprehen skeptikë lidhur me këtë. Sipas tyre, deri më tani nuk janë vërejtur rezultate konkrete në zbatimin e këtij ligji.


Në Kosovë ka filluar të zbatohet Ligji i punës, thonë zyrtarë të Qeverisë në dorëheqje. Ky ligj është miratuar në nëntor të vitit të kaluar, vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se ky organ ka bërë inspektimin e zbatimit të Ligjit të punës, në disa ndërmarrje publike dhe private.
Ligji ka filluar të zbatohet vetëm gjatë këtij viti...

Ne, deri më tani kemi bërë inspektimin në dhjetëra kompani, qofshin ato ndërmarrje publike apo private. Vështirësitë janë të natyrave të ndryshme, por nuk është ndonjë vështirësi e veçuar, por të përgjithshme”.

“Ligji ka filluar të zbatohet vetëm gjatë këtij viti dhe nevojitet kohë derisa të adaptohen dhe t’i rregullojnë çështjet dhe aktet e brendshme, në harmoni me Ligjin e punës. Mirëpo, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar”,
thotë Ibrahimi

Në anën tjetër, Rita Hajzeraj, ish-anëtare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës, thotë se deri më tani nuk janë vërejtur rezultate konkrete në zbatimin e këtij ligji në praktikë.

Sipas Hajzerajt, në këtë kuadër mund të ndikojë edhe situata politike në vend dhe mosmiratimi i buxhetit për këtë vit.
Deri më tani nuk kemi parë rezultate konkrete të zbatimit të ligjit.

“Deri më tani nuk kemi parë rezultate konkrete të zbatimit të ligjit. Unë shpresoj se me formimin e Parlamentit, të fillojmë dhe të shohim se sa po zbatohen ligjet, të cilat kanë dalë nga Parlamenti i Kosovës. Përndryshe, nëse nuk ka një insistim, apo një kontrollim të mirëfilltë të këtyre projekt-ligjeve, unë kam shumë frikë se këto ligje mund të zbatohen në tërësi”,
pohon Hajzeraj.

Por, Basri Ibrahimi sqaron se mosformimi i qeverisë së re dhe mungesa e miratimit të buxhetit për këtë vit, nuk është duke paraqitur ndonjë problem në zbatimin e këtij ligji.

“Jo nuk ka asnjë problem lidhur me çështjen e buxhetit, sepse dihet çështja buxhetore. Me rëndësi është që ne i kemi marrë pagat dhe çështjet që janë lidhur me funksionimin e Inspektoratit të punës”,
shpjegon Ibrahimi.

Edhe Hasan Abazi, nënkryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se ligji ka filluar të zbatohet dhe, sipas tij, BSPK-ja është kujdestare e zbatimit të tij.

“Ne jemi duke punuar në këtë drejtim dhe të gjithë përfaqësuesve tanë sindikalë, të cilët i kemi nëpër shoqata, u kemi dhënë udhëzimet, se aty ku do të shkelet Ligji i punës, ata të na informojnë neve, që kjo çështje qysh në fillim të marrë një rrugë të mbarë”,
shprehet Abazi.

Sidoqoftë, autoritetet kompetente që nga viti 2004 kanë hartuar projektligjin e punës, i cili rregullon të drejtat e punëtorëve, por zbatimi i tij, ka filluar vetëm nga 1 janari i vitit 2011.

Problemet që e ndaluan miratimin e këtij ligji deri në këtë kohë, kanë qenë mungesa e mjeteve financiare dhe pushimi i shkurtër i lehonisë.

Me miratimin e ligjit, lehonat kanë të drejtë të pushojnë 12 muaj dhe jo tre muaj ashtu siç ishte paraparë në projekt-ligj, ndërsa kostoja e ligjit ka rënë nga 14 milionë sa është thënë, në afër 2 milionë euro.

Lexoni edhe këtë:
Mbrojtja me Ligjin e punës

Trego komentet

XS
SM
MD
LG