Ndërlidhjet

logo-print

LDK e pranon rezultatin por i kritikon zgjedhjet



Lidhja Demokratike e Kosovës e pranon vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, por vlerëson se ato kanë qenë "të pandershme, jodemokratike, të manipuluara dhe të përshkuara me vjedhje masive të votës së qytetarëve".

Në komunikatën e LDK-së thuhet se dobësitë e manifestuara në këto zgjedhje, e vënë në dyshim legjimitetin dhe besueshmërinë e institucioneve të Presidentit, të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.

LDK-ja kërkon të ndryshohen sa më shpejt sistemi zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi, për t'i hapur rrugën "zgjedhjeve të rregullta, të cilat do t’ua kthenin legjimitetin dhe besueshmërinë institucioneve kushtetuese të Kosovës".

"Lidhja Demokratike Kosovës mbetet e përkushtuar thellë që të punojë për fuqizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për sundimin e ligjit dhe që institucionet e pavarura të jenë vërtet të tilla", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG