Ndërlidhjet

Kairo: Protestuesit nuk e lëshojnë sheshin Tahrir



Mijëra protestues vazhdojnë të mbeten në sheshin Tahrir (Liria) në Kairo, përkundër hapave të qeverisë për t'u dhënë fund protestave.

Protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të presidentit Hosni Mubarak.

Për t'i ndalur humbjet ekonomike që vlerësohen mbi 300 milionë dollarë në ditë, qeveria ka premtuar koncesione, përfshirë reforma kushtetuese.

Qeveria sot gjithashtu shpalli rritje të pagave dhe pensioneve për 15 përqind.

Bankat janë rihapur por shkollat dhe bursa vazhdojnë të mbeten të mbyllura.
XS
SM
MD
LG