Ndërlidhjet

Fratini: Të zbulohet e vërteta për trafikimin e organeve



Ministri i Jashtëm i Italisë Franko Fratini bëri thirrje për hetime ndërkombëtare mbi pretendimet për trafikim organesh në Kosovë, si mënyrë e vetme për të zbuluar të vërtetën mbi pohimet, transmeton AFP.

"Kuptohet, ne duam të fillojë një hetim, i cili do të ishte i pavarur dhe ndërkombëtar lidhur me trafikimin e organeve" në Kosovë pas luftës 1998-99, tha Fratini.

"Unë nuk mund ta marr raportin si të vërtetë. Raporti shërben si pikënisje, ndërsa hetimi shërben për ta nxjerrë të vërtetën", tha kryediplomati italian në Beograd pas takimit me homologun serb, Vuk Jeremiq.

Muajin e kaluar, Këshilli i Evropës e mbështeti raportin e senatorit Dik Marti.

Fratini gjithashtu u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës ta fillojnë dialogun sa më shpejt të jetë e mundur.

"Para së gjithash, ne presim që dialogu të fillojë menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës", tha Fratini.
XS
SM
MD
LG