Ndërlidhjet

Rasmusen: Shqipëria ta zgjidhë krizën në mënyrë paqësore



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i bëri thirrje Shqipërisë që t'u përmbahet vlerave demokratike të aleancës, dhe të gjejë zgjidhje paqësore për krizën politike.

Anders Fog Rasmusen ftoi qeverinë dhe opozitën të zhvillojnë "dialog konstruktiv" në mënyrë që të vazhdojë "aktiviteti normal politik" në Shqipëri.

"Jam i shqetësuar për situatën në Shqipëri" dhe për humbjen e jetëve, tha ai.

"Unë fuqimisht e dënoj dhunën dhe u bëj thirrje palëve të synojnë zgjidhje paqësore për mosmarrëveshjet politike", tha ish kryeministri i Danimarkës, i cili gjithashtu insistoi se NATO-ja nuk do të ndërhyjë në politikën shqiptare.
XS
SM
MD
LG