Ndërlidhjet

Arrestohen 35 militantë në Turqi



Policia e Turqisë ka arrestuar 35 anëtarë të dyshuar të grupit militant islamik turk Hezbollah.

Raportohet se arrestimet janë bërë në afërsi të Stambollit.

Agjencia Anatolia njoftoi se grupi nuk është i lidhur me grupin Hezbollah në Liban.

Grupi turk Hezbollah ishte aktiv kah fundi i viteve të 1980-ta gjatë përleshjeve të grupeve guerile kurde dhe trupave turke, dhe thuhet se ka vrarë një numër separatistësh dhe kryengritësish kurdë.
XS
SM
MD
LG