Ndërlidhjet

Lideri turkmen urdhëron garë bukurie për kuajt



Presidenti i Turkmenistanit e shpalli sot një dekret për të zgjedhur kalin më të bukur në vend.

Presidenti Gurbanguly Berdymuhamedov tha se gara e bukurisë së kuajve të racës së lashtë 'Akhal Teke' duhet të mbahet çdo vit në muajin prill.

Sipas tij, kuajt më të mirë, që njihen me emrin "krahët e tukrmenëve", do të zgjedhen që "ta promovojnë lavdinë e racës së kuajve në botë".

Kali i kësaj race është në qendër të stemës së Turkmenistanit.

Ish presidenti i ndjerë, Saparmurat Nijazov, nxiti reagime të ndryshme kur e hapi një qendër për kuajt me pishina, ajër të kondicionuar dhe reparte mjekësore, e cila kushtoi 20 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG