Ndërlidhjet

Afganistan: Nga bomba u vra një ushtar i NATO-s


Misioni i NATO-s në Afganistan, njoftoi se një pjesëtar i tij është vrarë nga shpërthimi i një bombe në pjesën jugore të këtij vendi.

NATO-ja nuk ka precizuar se ku saktësisht ndodhi incidenti i sotëm.

Nuk është dhënë as kombësia e ushtarit të vrarë.

Gjatë këtij muaji në Afganistan janë vrarë shtatë pjesëtarë të koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequr nga NATO-ja, ndërsa prej fillimit të këtij viti, janë vrarë gjithsej 38 ushtarë.
XS
SM
MD
LG