Ndërlidhjet

Egjipt: Protestat vazhdojnë, qeveria premton koncesione


Protestat në sheshin Tahrir në Kajro kanë vazhduar edhe sot, megjithë lëvizjet e qeverisë, që synojnë përfundimin e demonstratave masive, me të cilat pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.

Prej zhvillimeve të fundit, veçohet takimi i qeverisë me disa grupe opozitare, përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane, që në Egjipt është e ndaluar me ligj.

Pas bisedimeve, opozita tha se ndryshimet e propozuara nuk ishin të mjaftueshme.

Megjithatë, qeveria thotë se presidenti, Hosni Mubarak, duhet të mbetet në post, për t’i mbikëqyr ndryshimet.

Qindra protestues janë mbledhur përsëri të hënën në mbrëmje, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Mubarak.

Qeveria ka premtuar koncesione, përfshirë edhe reforma kushtetuese.

Njëherësh, agjencia zyrtare e lajmeve, MENA, ka raportuar se zoti Mubarak ka urdhëruar një hetim “të pavarur” për dhunën vdekjeprurëse në Kajro, gjatë javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG