Ndërlidhjet

Gardian: Pas kritikave, Rusia e ka dëbuar gazetarin britanik


Gazetari britanik i së përditshmes londineze, Gardian, Luke Harding, është dëbuar nga Rusia, pasi ka raportuar për pretendimet në mesazhet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, se Rusia ishte shndërruar në “shtet mafioz”.

Gardiani njoftoi se korrespondentit të gazetës në Moskë, Harding, i ishte refuzuar hyrja në Rusi, pas kthimit nga Londra, këtë fundjavë.

Sipas gazetës, reporteri Harding, ishte kthyer prapa në Britani, me aeroplanin e parë të mundshëm.

Ai ishte kthyer në Moskë, pas dy muajsh të kaluar në Londër, ku raportoi për përmbajtjen e mesazheve diplomatike të Shteteve të Bashkuara, që gazetës i ishin dhënë nga faqja WikiLeaks në Internet.

Dëbimi i gazetarit Harding, u bë pas raportimeve të tij në muajin dhjetor për vlerësimet për Rusinë moderne, me ç’rast u paraqitën një varg të akuzave dëmtuese, për lidhjet e zyrtarëve më të lartë, të oligarkëve dhe krimit të organizuar.
XS
SM
MD
LG