Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ushtaraku u dënua me 6 vjet burg për keqpërdorim


Pjesëtari i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Eric Schmidt, që vitin e kaluar pranoi se ishte fajtor për keqpërdorimin e afro 1.7 milionë dollarëve nga kontratat qeveritare në Irak, është dënuar me 6 vjet burgim.

Kapiteni Schmidt, pjesëtar i Divizionit të parë të Marinës amerikane, me bazë në Kaliforninë Jugore, pranoi në muajin maj të vitit të kaluar, se ka bërë konspiracion për vjedhje dhe për paraqitje të rrejshme të taksave.

Prokurorët thanë se ai i ka shkaktuar humbje Departamentit amerikan të mbrojtjes në shumë prej 1.69 milionë dollarësh, ndërsa Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave, ka pësuar humbje në shumë prej më tepër se 450 mijë dollarësh.
XS
SM
MD
LG