Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ramsfeld i mbronë luftërat në Irak, Afganistan


Ish sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfelf, sot e ka publikuar librin e tij të kujtimeve, në të cilin ai i pranon “gabimet e mundshme”, por e mbronë menaxhimin e tij të luftërave në Afganistan dhe Irak.

Në librin e tij “E njohura dhe e panjohura”, zoti Ramsfeld e pranon se inteligjenca, se Sadam Huseini kishte armatim për shkatërrim në masë, një nga shkaqet kryesore për fillimin e invadimit në Irak në vitrin 2003, ishte gabim, por i ka mbrojtur vendimet e tij për luftë.

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC, ai theksoi se “në atë kohë ishte besim i arsyeshëm se Sadam Huseini e kishte këtë armatim”.

Zoti Ramsfeld, ishte sekretar amerikan i mbrojtjes nën ish presidentin Xhorxh Bush, prej vitit 2001 e deri në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG