Ndërlidhjet

Hejg arrin në Tunizi


Ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, ka arritur në Tunizi, në kuadër të vizitës treditore në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Bëhet e ditur se Hejg do të takojë zyrtarët e qeverisë së përkohshme të Tunizisë, përfshirë kryeministrin Muhamed Ganushi.

Zyra e Ministrisë së Jashtme britanike tha se Hejg do të përdorë udhëtimin për t’iu bërë thirrje vendeve të Lindjes së Mesme të shpejtojnë rritjen ekonomike dhe të kenë transparencë më të madhe politike, pas kryengritjeve popullore në Egjipt dhe Tunizi.
XS
SM
MD
LG