Ndërlidhjet

Koretë takohen për ulje të tensioneve


Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Veriut dhe të Jugut janë takuar sot në Zonën e Çmilitarizuar, për të caktuar datën dhe detaje të tjera rreth bisedimeve të nivelit të lartë të mbrotjes.

Ky është takimi i parë i dy Koreve që nga sulmet vdekjeprurëse të Veriut në një ishull jugkorean, në nëntorin e kaluar.

Marrëdhëniet midis tyre kanë qenë të ngrira që nga fundosja e luftanijes jugkoreane nga një torpedo e prodhimit veriokrean. Veriu i hedh poshtë akuzat për sulmin, në të cilin kanë humbur jetën 46 marinarë.
XS
SM
MD
LG