Ndërlidhjet

logo-print
Grupi Ndërkombëtar Drejtues në Bruksel shqyrton përparimin e arritur në Kosovë në përmbushjen e propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës.

Grupi, nëse merr parasysh raportet e Zyrës Civile Ndërkombëtare, do të dalë sërish me vlerësime kryesisht pozitive për arritjet në Kosovë, edhe pse pakoja mbetet e pazbatuar në pjesën veriore të Kosovës.

Zëdhënësi i ICO-së, Endi Mekgafi thotë se zbatimi i Planit Ahtisari në veri merr kohë.

Qeveria e Kosovës dhe ICO-ja mbesin të përkushtuara që të përmirësojnë kualitetin e jetës për njerëzit që jetojnë në veri, për t’iu ofruar përfitimet nga lidhjet me Prishtinën. Kjo do të jetë çështje kohe. Do të jetë çështje e përqendrimit në përmirësimet praktike që mund të bëhen nga Prishtina”.

“ICO mbetet shumë e përkushtuar për krijimin e komunës së re të Mitrovicës veriore. Tashmë kemi ekipin përgatitor që po punon dhe që ka bërë disa projekte deri më tash”, thotë Mekgafi.

Por, zyrtarët të emëruar për veriun, siç është koordinatori i ekipit për integrimin e veriut, Ylber Hysa, ka akuzuar kohë më parë faktorin ndërkombëtar për ngecjet në integrimin e qytetit.

Hysa ka thënë se fillimisht 12 44-shi, pastaj statusi neutral i EULEX-it, e më vonë, plani gjashtëpikësh i Ban Ki Moonit, e kanë komplikuar situatën.

Pavarësisht kësaj, Mekgafi deklaron se ICO-ja ka gjëra pozitive për të raportuar para GND-së, i cili mbikëqyr zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës.
Kemi parë përparim të rëndësishëm në zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës.


“Kemi parë përparim të rëndësishëm në zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës. Janë krijuar institucione të rëndësishme, siç është Gjykata Kushtetuese, komunat e reja. Shumica e punës është bërë shpejt dhe ka gjëra inkurajuese për të raportuar para GND-së”,
deklaron për Radion Evropa e Lirë, Mekgafi.

Por, mungesa e ndonjë kritike konkrete për mossundimin e ligjit në veri nga ana e Grupit Ndërkombëtar Drejtues, sipas Krenar Gashit, nga Instituti KIPRED, shpjegohet me faktin, se është faktori ndërkombëtar dhe jo ai kosovar, që nuk po e kryen punën në veri.
...lirisht mund të them se autoritetet e Kosovës e kanë kryer punën e vet derisa kanë pasur përkrahjen e GND-së, dhe të ICO-së.

“Edhe në vlerësimet e veta, GND-ja ka qenë e politizuar dhe ka marrë parasysh edhe barrierat politike dhe kujdesin e tepruar politik, sidomos të vendeve të BE-së, për të vepruar në veri të vendit përpara se të vlerësojë punën që është bërë nga autoritetet e Kosovës. Në këtë kontekst, lirisht mund të them se autoritetet e Kosovës e kanë kryer punën e vet derisa kanë pasur përkrahjen e GND-së, dhe të ICO-s”.

“Në momentin që kjo përkrahje ka munguar, Prishtina zyrtare nuk ka mundur të bëjë më shumë as për të krijuar komunën e Mitrovicës veriore dhe as nuk janë mbajtur zgjedhje në tri komuna tjera, të cilat dihet se i bojkotojnë zgjedhjet e Kosovës”
, vlerëson Gashi.

Veriu vazhdon të kontrollohet për pothuaj 12 vjet nga strukturat paralele serbe të financuara nga Beogradi zyrtar. Prishtina ankohet se burimi i krimit të organizuar dhe i destabilizimit të sigurisë gjendet në veri.

Krenar Gashi thekson se vlerësimet pak a shumë pozitive për përmbushjen e Pakos së Ahtisarit, me gjithë cenimin e integritetit territorial në veri, janë bërë nga frika se mos do të thelloheshin tensionet aktuale.

“Droja dhe frika që e ka pasur bashkësia ndërkombëtare për një konflikt të vazhdueshëm, ka qenë aq e madhe, sa që edhe kjo fazë e tillë e përmbushjes së pakos ju mjafton atyre tani për tani. Për këtë arsye po bëjnë presion te Beogradi dhe Prishtina, që të nisë dialogu dhe pjesë e këtij dialogu të jenë pjesë që ata po i quajnë teknike, që ndërlidhen me mirëqenie e kësaj pjese të Kosovës”, thekson Gashi.

Analistë të ndryshëm kosovarë thonë se heshtja ndaj pranisë ilegale të strukturave paralele serbe dhe ndaj pamundësisë për kontrollin e veriut, Kosovës do t’i kushtojë shumë në negociatat e ardhshme me Serbinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG