Ndërlidhjet

Egjipti liron disa të burgosur politikë


Agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt tha se autoritetet kanë liruar 34 të burgosur politikë. Ky është hapi i parë që kur administrata e presidentit Hosni Mubarak ka premtuar reforma përballë kryengritjeve popullore.

Bëhet e ditur se të burgusurit u ishin dorëzuar vetë autoriteteve të rendit pas arratisjes nga burgu gjatë trazirave.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se nuk është e qartë se sa njerëz janë arrestuar në Egjipt për aktivitete politike.
XS
SM
MD
LG