Ndërlidhjet

Kantrimen: Qeveri me duar të pastra

  • Augustin Palokaj

Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Në ndërtesën ë Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, eshte mbajtur takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën.

Në këtë grup marrin pjesë shtetet që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, të cilat, po ashtu, angazhohen për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

Po ashtu, në Bruksel është duke qëndruar edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen, i cili do të vizitojë edhe Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë .

Kantrimen të martën deklaroi në Bruksel se Shetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës - dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kantrimen tha se Kosova nuk ka nevojë për avokat nga ana e SHBA-së, por do të jetë në gjendje që në dialog vetë t’i mbrojë interesat e saj.

I pyetur për krijimin e Qeverisë në Kosovë pas zgjedhjeve, Kantrimen tha se shpreson se partitë politike në Kosovë, të cilat, sipas tij, nuk janë aq të numërta, do të mund të arrijnë pajtim dhe të formohet qeveria deri javën që vjen.

"Unë nuk parashikoj se kjo do të ndodhë, por vetëm shpreh bindjen time se është e mundshme që të ndodhë"
, theksoi Kantrimen, duke përsëritur edhe një herë thirrjen që qeveria të jetë, siç u shpreh ai, me duar të pastra, por edhe e aftë që të kryejë punët, të cilat e presin atë qeveri.

Ky zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit tash është më i domosdoshëm se kurrë.

Ai theksoi se të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit rrugën më të mirë për demokratizim dhe të krijimit të një shteti funksional e kanë rrugën e integrimeve në BE.

Si shembull të suksesit ai përmendi Kroacinë, e cila në gjashtë vitet e negocimit për anëtarësim në BE ka arritur sukses të jashtëzakonshëm. Edhe vende tjera të rajonit mund të arrijnë suksesin që ka arritur Kroacia, por politikanët në ato vende të Ballkanit duhet t’i shikojnë interesat e shtetit, e jo interesat e ngushta personale, apo interesat afatshkurtra politike, tha Kantrimen.
XS
SM
MD
LG