Ndërlidhjet

Tiranë: Arrestohet oficeri i Gardës së Republikës


Oficeri i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Agim Llupo, është ndaluar sot pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës.

Ndalimi i tij u bë pasi ai dyshohet se ka vrarë Ziver Veizin në demonstratën e 21 janarit.

Pas ekspertizës balistike dyshohet se plumbi që goditi për vdekje Veizin, u shkrep nga automatiku MP5, të cilin dyshohet se e përdori Shefi i Shtabit të Njësisë Speciale, Agim Llupo.

Në protestën antiqeveritare të 21 janarit kanë humbur jetën katër persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG