Ndërlidhjet

Rusia s'do të ndryshojë orën


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se Rusia, nga vjeshta e ardhshme, nuk do të ndryshojë orën, duke mbajtur një sistem kohor gjatë gjithë vitit.

Medvedev e shpjegoi vendimin, duke thënë se nevoja për t’iu përshtatur ndryshimeve kohore çdo vit, u ka shkaktuar qytetarëve “stres dhe sëmundje”.

“Ndryshimi i kohës vërtet e pengon bioritmin e njeriut dhe kjo është irrituese”, tha Medvedev.

Rusia ka nëntë zona kohore që shtrihen nga Kaliningradi në kufijtë e BE-së deri te Kamçatka në Paqësor.
XS
SM
MD
LG