Ndërlidhjet

Gjeorgjia zëvendëson Stalinin me viktimat e 2008-ës


Gjeorgjia do të zëvendësojë statujën e Stalinit me një përkujtimore për viktimat e luftës së 2008-ës dhe të epokës sovjetike.

Monumenti i ri do të ndërtohet në sheshin kryesor të vendlindjes së Stalinit – Gori.

Ministria e Kulturës tha se “Gjeorgjia duhet t’i kujtojë gjërat e tmerrshme të vitit 2008 dhe represionin e Stalinit, që të mos ndodhin përsëri”.

Memoriali do të zëvendësojë statujën e diktatorit sovjetik, e cila ishte hequr nga aitoritetet pro-perëndimore të Gjeorgjisë në qershor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG