Ndërlidhjet

SHBA: Të tërhiqet menjëherë ligji i emergjencave në Egjipt


Shtetet e Bashkuara i kanë paraparë katër shkallë, që Egjipti duhet t’i ndërmarrë për ta mbyllur krizën në këtë vend.

Pasi zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, mbrëmë bisedoi me telefon me zëvendës presidentitn e Egjiptit, Omar Suleiman, Shtëpia e Bardhë, e ka publikuar një kumtesë në të cilën paraqiten katër shkallë, që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që të ndërmerren nga Egjipti.

E para është përmbajtja e ministrisë së brendshme dhe që menjëherë t’i ndalë arrestimet, keqtrajtimet, rrahjen dhe burgosjen e gazetarëve dhe të veprimtarëve politikë dhe të shoqërisë civile dhe që të lejoj lirinë e të shprehurit dhe të tubimit.

Shkalla e dytë e kësaj liste kërkon “tërheqjen e menjëhershme të ligjit të emergjencës”, e treta është pjesëmarrja më e gjërë në dialogun kombëtar, ndërsa në të katërtën, kërkohet thirrja për opozitën si partner në zhvillimin e përbashkët të planit dhe orarit për tranzicion.
XS
SM
MD
LG