Ndërlidhjet

Tomas Kantrimen arrinë në Kosovë


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Azinë, Tomas Kantrimen, arrin sot në Prishtinë.

Vizita e tij në Kosovë bëhet pas takimit të djeshëm të Grupit Ndërkombëtar Drejtues (GND) për Kosovën, në Bruksel.

Kantrimen dje deklaroi në Bruksel se Shetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës - dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
XS
SM
MD
LG