Ndërlidhjet

Hejg: Izraeli të zbusë retorikën


Ministri i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, ka kërkuar nga Izraeli të zbusë retorikën e tij, duke thënë se trazirat në vendet arabe mund të pengojnë procesin e paqes.

Hejg i tha londinezes “Times” se kryengritjet popullore në Tunizi dhe Egjipt mund të dëmtojnë zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Ai reagoi fuqishëm ndaj thirrjes së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, drejtuar popullit të tij për të qenë gati ndaj çdo “ndërhyrjeje”.

Hejg tha se ndërtimi i vendbanimeve izraelite në territoret e okupuara palestineze është “zhgënjyes” dhe se paqja mund të bëhet e pamundur brenda pak viteve.

Diplomati britanik i bëri këto komente pas largimit nga Tunizia, ku takoi anëtarët e qeverisë së përkohshme, përfshirë dhe kryeministrin Muhamed Ganushi.
XS
SM
MD
LG