Ndërlidhjet

logo-print

Koretë bisedojnë për ribashkimin e familjeve


Korea jugore është pajtuar në parim të zhvillojë bisedime me Veriun rreth ribashkimit të familjeve të ndara dhe çështjeve të tjera humanitare.

Njoftimi i Ministrisë së Unifikimit sugjeron një ulje të tensioneve ndërkufitare, të cilat u rriten ndjeshëm pas sulmeve vdekjeprurëse të Veriut në një ishull jugkorean.

Data dhe vendi i bisedimeve do të caktohen pas përfundimit të negociatave ushtarake që janë në zhvillim e sipër.

Qindra-mijëra persona janë ndarë gjatë luftës së viteve 1950-53.
XS
SM
MD
LG