Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Jep dorëheqje kabineti i ministrave


Kabineti i ministrave në Pakistan ka dhënë dorëheqje si pjesë e planit për të zvogëluar numrin e ministrave dhe për të reduktuar shpenzimet qeveritare.

Bëhet e ditur se kryeministri Jusuf Raza Gilani ka në plan të ngrejë një kabinet më të vogël, me shkurtimin e një të tretës së ministrave.

Me dhjetëra ministra, Qeveria e Pakistanit është vlerësuar të jetë një ndër më të mëdhatë në botë.

Gilani ka qenë nën presion nga kundërshtarët e tij politikë që të zvogëlojë kabinetin në kohën kur ekonomia e Pakistanit përballet me vështirësi.
XS
SM
MD
LG