Ndërlidhjet

logo-print

Ndërpriten bisedimet ndërmjet dy Koreve


Bisedimet ushtarake për uljen e tensioneve ndërmjet dy Koreve janë ndërprerë, pasi oficerët ushtarakë të Veriut papritmas kanë lënë takimin.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se dallimet në rendin e ditës kanë çuar në prishjen e negociatave që po zhvilloheshin në Zonën e Çmilitarizuar.

Ky ishte takimi i parë i dy Koreve, që nga sulmet vdekjeprurëse të Veriut në një ishull jugkorean.

Më herët, Korea jugore është pajtuar në parim të zhvillojë bisedime me Korenë e Veriut rreth ribashkimit të familjeve të ndara dhe çështjeve të tjera humanitare.
XS
SM
MD
LG