Ndërlidhjet

logo-print

Kantrimen po viziton Tiranën



Tomas Kantrimen, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, po qëndron aktualisht në Tiranë, konfirmoi për REL, ambasada e SHBA-vë në Tiranë.

Kantrimen po takohet me kryeministrin Berisha për të diskutuar për gjendjen politike në Shqipëri, me theks të veçantë pas ngjarjeve të 21 janarit.

Gjatë ditës diplomati i lartë amerikan do të takohet me presidentin Topi dhe kreun e soicalistëve Edi Rama. Në mbrëmje do të japë konferencë për shtyp.

Kantrimen do të vizitonte sot Prishtinën, por për shkak të mjegullës në aeroport vizita është anuluar. Dje në Bruksel ai morri pjesë në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën. Kantrimen ka përsëritur se qeveria e re e Kosovës duhet të jetë e aftë dhe me duar të pastra.

Nesër Kantrimen do të qëndrojë në Shkup.
XS
SM
MD
LG