Ndërlidhjet

logo-print

Rud Gulit drejton ekipin çeçen



Legjenda e futbollit holandez, Rud Gulit, ka arritur në kryeqytetin çeçen Grozni për të marrë drejtimin e ekipit Terek Grozni.

Qindra tifozë e pritën në aeroport Gulit, për nder të të cilit u interpretuan dhe valle tradicionale të rajonit të Kaukazit.

Problemet e shumta të sigurisë në kryeqytetin çeçen kanë bërë që të jenë të shumtë ata që janë befasuar nga vendimi i Gulit. Ramazan Kadirovi, presidenti çeçen, që njihet dhe si dora e fortë e vendit ka qenë i përfshirë në sjelljen e Gulit në Grozni.
XS
SM
MD
LG