Ndërlidhjet

Të nderuar lexues,

Në rubrikën tonë të re “Intervista online” do të mund të takoheni me personalitete të ndryshme. Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tyre dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ata, pasi të jetë mbyllur forumi.


Mysafiri ynë i parë është regjisori i njohur kosovar, Agim Sopi.

Agim SOPI është regjisor kosovar. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Arteve Dramatike (1983), degën e regjisë së filmit dhe televizionit në Zagreb. Ka bërë regjinë e filmave “Pelerina” në vitin 1982, “Njeriu prej dheu” në vitin 1984 dhe “Anatema” në vitin 2006, si dhe regjinë e shumë projekteve të tjera filmike e dokumentare. Përveç filmave, Agim Sopi është marrë edhe me regji teatrore. Që nga viti 1980 e deri më 2004, ka realizuar më shumë se njëzet shfaqje në teatrot e Prishtinës, Shkupit e Tiranës. Disa ndër shfaqjet e realizuara janë: “Trungu ilir”, “Gjon Nikollë Kazazi”, “Pirrua”, Princi i hijeve”, “Teatri i vogël”, “Ditari i frikës”, “Antigona”, “Bregu i pikëllimit”, “Muzgu i lirisë” etj. Filmat dhe shfaqjet e Agim Sopit janë vlerësuar me shumë çmime të para në festivalet e ish-Jugosllavisë dhe në ato ndërkombëtare. Aktualisht, jeton dhe vepron në Prishtinë.
___________________________________________
Vërejtje: Të gjitha pyetjet do të shqyrtohen nga stafi ynë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG