Ndërlidhjet

Të nderuar lexues, mysafiri ynë i radhës në rubrikën "Intervista online" është kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ai, pasi të jetë mbyllur forumi.

Fadil VOKRRI ka lindur më 23 qershor 1960 në fshatin Sveqël, Komuna e Podujevës. Si futbollist, karrierën e ka filluar në KF Llapi nga Podujeva, ndërkaq që nga viti 1980 e deri më 1986, ka luajtur në K.F. Prishtina. Nga viti 1986 deri në vitin 1989 ka luajtur në KF Partizan i Beogradit dhe më pas në shumë klube të njohura evropiane (1989 – 1990 FC Nimes- Francë; 1990 – 1992 FC Fenerbahçe- Istanbul; 1992 – 1993 FC Burges-Francë; 1993 – 1995 FC MontLuçon- Francë). Fadil Vokrri ishte futbollisti i vetëm shqiptar, i cili kishte arritur që të seleksionohet dhe të luajë për Reprezentacionin “A” të Jugosllavisë. Vokrri ka qenë drejtor i KF Prishtina, ndërkaq aktualisht është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Për shkak të sukseseve të arritura si lojtar i futbollit, Fadil Vokrri, nga futbolldashësit në Kosovë ende vlerësohet si “Legjenda e futbollit shqiptar”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG