Ndërlidhjet

logo-print
Të nderuar lexues, mysafirja jonë e radhës në rubrikën "Intervista online" është këngëtarja kosovare, Flaka Krelani.

Flaka KRELANI është 19 vjeçare, e lindur në Gjakovë, më 28 qershor 1989. Është nxënëse e rregullt e vitit të katërt në Liceun Artistik - Shkolla e Mesme e Muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë. Flaka, si këngëtare e re dhe e talentuar ka pasur mjaft suksese, si në koncerte të ndryshme të organizuara në Kosovë dhe jashtë, si dhe në prezantimet e shpeshta në TV dhe radiot lokale të Kosovës. Në moshën 16 vjeçare, falë performancës dhe paraqitjes skenike, arriti që të jetë finaliste e spektaklit mbarëshqiptar "Ethet e së Premtës Mbrëma”, i cili u mbajt në Tiranë, në vitin 2005. Kënga e saj deputuese titullohej "Një botë tjetër”, e komponuar nga Ilir Osmani dhe shoqërohej me video-klip. Me këtë këngë, Flaka fitoi dy çmime, në Top Fest – për Best Alternativë, dhe Video Fest - për videoklipin më të mirë rock. Në vitin 2007, Flaka merr pjesë në Festivalin tradicional të Radio-televizionit Shqiptar, me këngën “Jeta kërkon dashuri”, të kompozitorit Edmond Zhulali, me tekst të Agim Doçit. Fiton çmimin e dytë. Në vitin 2008 pason një hit tjetër i Flakës, me titull “T’boj me Rock”, ku po ashtu përsërit suksesin e vitit të kaluar, duke fituar në Video Fest për videoklipin më të mirë Rock. Flaka ka marrë pjesë në shumë koncerte dhe evenimente të tjera.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG