Ndërlidhjet

Luan Jaha përgjigjet në pyetjet tuaja


Të nderuar lexues,

Në rubrikën tonë të re “Intervista online” do të mund të takoheni me personalitete të ndryshme. Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tyre dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ata, pasi të jetë mbyllur forumi.

Mysafiri ynë i radhës është aktori Luan Jaha.

Luan JAHA, i lindur më 11.10.1967, në Prishtinë; i martuar me Violeten, ka dy fëmijë, Nartin 11vjeç dhe Hanën 7 vjeç.
Fakultetin e Arteve në Prishtinë, Dega e Artit Dramatik – Aktrim, e kreu në klasën e prof. Enver Petrovcit, 1990-1994, kur dhe diplomoi. Karrierën e filloi me "Profesor...jam talent se jo mahi..." 1 dhe 2, në regji të (të ndjerit) Faruk Begolli, kurse popullaritetin më të lartë e arriti me serialin vendor "Familja Moderne", ku luan rolin e Dajës Skënder, regjinë e të cilit e bën Fatos Berisha. Deri sot ka luajtur në më se 35 shfaqje teatrale, dhjetëra filma të shkurtër dhe drama televizive. Filmat e tij të fundit, ku merr pjesë si aktor, janë: "Kukumi" (2005) në regji të Isa Qosjes dhe "Koha e kometës" (2007) në regji të Fatmir Kocit.

XS
SM
MD
LG