Ndërlidhjet

Leze Qena përgjigjet në pyetjet tuaja


Të nderuar lexues, mysafirja jonë e radhës në rubrikën "Intervista online" është aktorja Leze Qena.

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e saj dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ajo, pasi të jetë mbyllur forumi.


Leze QENA ka lindur më 1 mars 1935, në Prizren. Rrjedh nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë. Leze Qena vazhdon të jetë aktive me rolin e gjyshes në serialin vendor “Familja moderne”.

Filmografia: “Po e zëmë, po e zëmë” (mini TV seri, 1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (mini TV seri, 1975), “I ikuri” (seri për fëmijë, 1980), “Shkolla e fshatit (TV, 1987), “Qesh e ngjesh” (TV, 1982), “Të gjithë me ne” (mini TV seri, 2000), “Familja moderne”.
XS
SM
MD
LG