Ndërlidhjet

Venera Mehmetagaj - Kajtazi përgjigjet në pyetjet tuaja


Të nderuar lexues, mysafirja jonë e radhës në rubrikën "Intervista online" është flautistja Venera Mehmetagaj Kajtazi.

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e saj dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ajo, pasi të jetë mbyllur forumi.


Prof. Mr. Venera Mehmetagaj - Kajtazi është flautiste e mirënjohur e Kosovës. Gjatë periudhës së shkollimit, ajo mori pjesë në shumë festivale dhe koncerte dhe fitoi çmime të para. Ajo mbajti koncerte solistike në Opati, Beograd, Zagreb, Rovinj, Sarajevë, Novi Sad, Dubrovnik, Gjermani, Spanjë, Slloveni, Turqi, Shqipëri, Maqedoni dhe Francë, ku edhe specializoi në mbështetje të bursës nga Qeveria e Francës, në klasën e flautistëve të njohur Alain Marion dhe Pierre - Yves Artaud. Ajo specializoi edhe te flautisti i njohur nga Shqipëria, Gjovalin Shestani. U magjistrua në klasën e Prof. Nikola Atanasov. Venera Mehmetagaj - Kajtazi përfaqësoi ish-Jugosllavinë në Festivalin Botëror për të Rinj në Havana të Kubës dhe në Kongresin Botëror të muzicientëve të rinj në Zagreb.

Që nga nga mosha 14 vjeçare ishte soliste vite me radhë në Orkestrën Simfonike të RTP-së, duke mbajtur koncerte të shumta dhe inçizime të ndryshme. Si soliste ajo ekzekutoi me keto orkestra: Me Orkestrën Simfonike të RTP-së në Lojërat Verore të Dubrovnikut, në Opati, Mal të Zi, Shqipëri etj.; Solo koncert dhe prezentime të ndryshme me Orkestrën Simfonike të RTSH-së; Me Orkestrën Filharmonike të Shkupit; Me Orkestrën Simfonike të Nishit në Nish dhe Beograd; Me Orkestrën Simfonike të Zagrebit me prezentime të shumta për RTV e Zagrebit; Me Orkestrën Simfonike Shtetërore të Turqisë në Izmir; Me Ansamblin kamertal "AMRA"; Me Ansamblin kamertal të Tiranës; Me Orkestrën Filharmonike të Kosovës etj.

Një prej sukseseve të veçuara të saj është pjesëmarrja në koncert me Orkestrën Simfonike të Kajros, më 1 shkurt të vitit 2008 në Aleksandri dhe më 2 shkurt në Kajro. Venera Mehmetagaj - Kajtazi ishte anëtare e Ansamblit "Trio Kosova", "Vivendi" dhe tani është anëtare e Orkestrës Filharmonike të Kosovës dhe e kuintetit "Çesk Zadeja" të Tiranës. Gjithashtu është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Arteve.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG