Ndërlidhjet

Xhevdet Peci përgjigjet në pyetjet tuaja


Të nderuar lexues, mysafiri ynë i radhës në rubrikën "Intervista online" është boksieri Xhevdet Peci.

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ai, pasi të jetë mbyllur forumi.


Xhevdet Peci u lind më 17 prill 1955, në fshatin Zhazhë të Mitrovicës. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Mitrovicë, ndërkaq studimet e larta, Fakultetin e Edukatës Fizike, e ka kryer në Universitetin e Prishtinës. Sportin e boksit filloi ta kultivojë në moshën 16 vjeçare, në klubin e boksit "Akumulatori" të Mitrovicës. Duke poseduar talent të rrallë, ai për një kohë të shkurtër u bë boksieri i parë i peshës së rëndë në Kosovë. Në gjysëmsezonën e vitit 1973, Xhevdet Peci, së bashku me trajnerin e njohur, Lah Nimani, kalojnë si përforcime në klubin e boksit “Prishtina”. Për shkak të simpatisë që kishte fituar me talentin e tij dhe goditjeve të forta që u jepte kundërshtarëve në ring, publiku ia vuri nofkën “KNOCK OUT”. Që nga viti 1973 e deri më 1983, Xhevdet Peci arriti të fitojë 5 tituj në konkurrencën ekipore dhe 4 tituj në konkurrencën individuale në ish-Jugosllavi. Gjatë këtyre viteve, ai arriti të fitojë edhe dy kampionate ballkanike. Për 5 vjet, ai ishte boksieri që nuk kishte pësuar asnjë humbje. Në vitin 1983, ai dërgohet në KB “Radniçki” të Beogradit si huazim, për ta shpëtuar këtë klub nga rënia prej ligës, por aty qëndron vetëm 4 muaj dhe kthehet në Prishtinë. Në vitin 1986 bokson në një takim në Podgoricë të Malit të Zi dhe për shkak të padrejtësisë që ia bën referi në ndeshje, ai e grushton atë dhe e ‘knock out’-on në ring. Pas kësaj, Xhevdet Pecit përjetësisht i merret e drejta që të boksojë, ndërkaq që klubi i boksit “Prishtina” dërgohet në ligën e dytë. Që nga viti 1999, Xhevdet Peci është kryetar i Këshillit Profesional të Federatës së Boksit të Kosovës. Në vitin 2000, qyteti i Mitrovicës e zgjedh atë si sportistin e shekullit.
XS
SM
MD
LG