Ndërlidhjet

Genc Prelvukaj përgjigjet në pyetjet tuaja


Të nderuar lexues, mysafiri ynë i radhës në rubrikën "Intervista online" është këngëtari Genc Prelvukaj.

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ai, pasi të jetë mbyllur forumi.

Genc PRELVUKAJ, i lindur më 16 korrik 1981, në Prishtinë. Anëtar i grupit “Etno Engjujt”. Grupi, në bashkëpunimet që ka pasur jashtë Kosovës dhe trevave të banuara me shqiptarë, njihet me emrin “Etnon”. Deri më tash ky grup ka nxjerrë 5 albume dhe tashmë është duke punuar edhe të gjashtin. Genc Prelvukaj ka themeluar dhe e udhëheq kompaninë “Gramafon Entertainment”. Ka realizuar një varg videoklipesh, sikurse: “E shtunë” , “Metropolet” , “Albanian” , “Nanny” , “All night” dhe së fundi “Le për mu mama”. Kënga më e popullarizuar deri më tash mbetet “Albanian”, ndërkaq që ka pasur edhe këngë, të cilat kanë qenë të bllokuara medialisht, sikurse kënget “Jovo” dhe “E shtunë”. Genc Prelvukaj, së bashku me Milot Hasangjekajn, dyshe e cila e përbën grupin “Etno Engjujt”, ka pasur një varg pjesëmarrjesh në festivale, në Shqipëri dhe Kosovë, deri në vitin 2004. Pas këtij viti, ky grup krijon për vete principin e mospjesëmarrjes në organizime të tilla. Ky grup ka qenë pjesëmarrës në disa koncerte me rëndësi të veçantë, si në koncertin e Rza – Wu Tang Clan – Tiranë dhe në dy koncerte të Coolio-s. Tekstet e këngëve i shkruajnë anëtarët e grupit dhe tematika e këngëve, deri më tash, ka lëvizur në qarkun që nga çështjet sociale e deri te ato ekonomike e politike. Disa këngë të këtij grupi kanë qenë të diskutuara edhe në mediat e vendeve fqinje.

XS
SM
MD
LG