Ndërlidhjet

Pakistan: Vdesin 18 rekrutë në sulmin vetëvrasës


Të paktën 18 ushtarë janë vrarë dhe më shumë se 20 janë plagosur në shpërthimin vetëvrasës në një qendër stërvitore të ushtrisë në Pakistanin veriperëndimor.

Raportohet se sulmuesi, i cili ishte veshur me uniformë shkollore, e aktivizoi eksplozivin në trup në çastin kur rekrutët po stërviteshin në qytetin Mardan.

Trupat e rrethuan zonën menjëherë, sa që edhe policia e kishte të vështirë të kalojë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG