Ndërlidhjet

logo-print

Merkel do dëshmojë për sulmin në Kunduz



Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të dëshmojë sot në hetimin parlamentar për sulmin ajror në Afganistan kundër talibanëve, në të cilin e humbën jetën edhe civilë afganë.

Sulmi afër qytetit Kunduz ndaj dy cisternave me karburant, që ishin rrëmbyer nga talibanët, ishte urdhëruar nga komandanti gjerman, dhe shkaktoi vdekjen e 142 njerëzve.

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë dhe shefi i shtabit të përgjithshëm dhanë dorëheqje pas akuzave se e kanë mbuluar vërsuljen.
XS
SM
MD
LG