Ndërlidhjet

Afganistan: Guvernatori në mesin e viktimave


Zyrtarët në provincën veriore afgane Kunduz thanë se një sulmues vetëvrasës e ka hedhur veten në erë brenda një ndërtese qeveritare, duke vrarë guvernatorin e qarkut dhe dy të tjerë.

Raportohet se pesë persona janë plagosur nga shpërthimi në qarkun Kardarah.

Një zyrtar tha se sulmuesi kishte hyrë brenda zyrave duke pretenduar se po kërkon punë.
XS
SM
MD
LG