Ndërlidhjet

Rritet numri i ushtarëve të vrarë në Pakistan



Të paktën 27 ushtarë u vranë dhe 40 u plagosën kur një i ri me uniformë shkollore e hodhi veten në erë në një kamp stërvitor ushtarak në veriperëndim të Pakistanit.

Policia tha se sulmuesi vetëvrasës hyri në qendrën stërvitore në qytetin Mardan dhe e aktivizoi eksplozivin në trup në kohën kur ushtarët po stërviteshin.

Një zëdhënës i talibanëve tha se sulmi u krye nga militantët.

Kryeministri Jusuf Reza Giliani tha se aktet e këtilla "qyqare" nuk do të ndikojnë në "vendosmërinë e shtetit për ta çrrënjosur terrorizmin".
XS
SM
MD
LG