Ndërlidhjet

logo-print

PS-ja sërish në protestë më 18 shkurt



Opozita në Shqipëri do të dalë sërish në protestë në 18 shkurt, deklaroi kreu i PS-së, Edi Rama. Kërkesa kryesore e protestës do të jetë largimi i qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Do refuzojmë pushtetin vrastar sepse kjo nuk është luftë PS-PD, por beteja e Shqipërisë që nuk do të nënshtrohet. Kjo është një demonstratë për të majtët dhe të djathtët e varfër. Nuk duam largimin e kësaj qeverisjeje për t’u zënë vendin, por për të vënë në vend drejtësinë dhe zbatimin e Kushtetutës”, theksoi Rama.

Në protestën e opozitës më 21 janar u vranë katër persona, çfarë i ka shtuar tensionet në vend dhe ka thelluar krizën politike.
XS
SM
MD
LG