Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Opozita braktis Kuvendin



Grupi kuvendor i opozitës në Shqipëri ka braktisur seancën e sotme plenare pas fjalës së kreut të grupit socialist, Gramoz Ruçi. Ruçi fajësoi sërish kryeministrin Berisha dhe ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha për vrasjen e katër personave në protestën e 21 janarit.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ndërpreu fjalën z.Ruçi duke theksuar se i kishte përfunduar koha, çfarë pasoi me largimin e deputetëve të opozitës.

Seanca u shoqërua me akuza të ashpra e tension të shtuar.
XS
SM
MD
LG