Ndërlidhjet

Kastrati e Sparks diskutojnë luftën kundër krimit



Lufta kundër krimit të organizuar dhe vendosja e ligjit në veri të Mitrovicës ishte tema kryesore e takimit mes zëvendësshefit të EULEX-it, Andi Sparks dhe kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastarti.

“Ne do të kemi takime të shumta me pjesëtarët e të gjitha komuniteteve, sidomos me ata që jetojnë në veri, për t’i garantuar se EULEX-i është këtu për të mirën e tyre, për të luftuar në mënyrë të vendosur krimin e organizuar dhe të gjitha dukuritë e tjera negative, me qëllim që të binden në perspektivën e tyre evropiane. Natyrisht se ne do të angazhohemi maksimalisht që t’i ndajmë çështjet e krimit nga ato politike”, tha Sparks.

Kastrati ka kërkuar që të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare të angazhohen për kthimin në pronat e tyre në veri të të zhvendosurve me dhunë, si dhe kthimin e organeve të drejtësisë në objektet e tyre në mënyrë që të funksionalizohen plotësisht.
XS
SM
MD
LG